Berisha apo Basha? Beteja e shikueshmërisë, ja kush e fitoi

Përplasja mes ish-kryeminsitrit Sali Berisha dhe Lulzim Bashës ka vijuar dhe mbrëmjen e sotme,pasi dy protagonistët kryesorë të ngjarjeve politike në PD kanë qenë në të njëjtin orar duke dhënë intervista në dy emisione të ndryshme.

Dhe ashtu siç ka ndodhur edhe në përplasje të tjera televizive dhe mediatike vëmendja është përqendruar edhe tek beteja në rrjetet sociale mes protagonistëve se cili prej tyre ka tërhequr më shumë vëmendjen e audiencës.

Ndërkohë që ish-kryeministri Sali Berisha ndodhej në Tv Klan në emisionin ‘Opinion’ përballë një paneli gazetarësh, Lulzim Basha ndodhej në studion e ‘Open’ në Top Channel.

Intervista e Berishës përballë gazetarëve në ‘Opinion’ është ndjekur nga 98 989 qytetarë, ndërsa është shpërndarë 1073 herë, ka marrë 6047 komente si dhe ka marrë 7964 pëlqime.

Ndërkohë që intervista e Lulzim Bashës në ‘Opinion’ është ndjekur 85935 persona, është shpërndarë 486 herë, ka marrë 6794 komente si dhe 3177 pëlqime.

Loading...