Ish-kryeministri Sali Berisha, u ka dhënë fund dyshimeve nëse do të kandidojë për postin e kryeministrin në vitin 2025 apo jo.
Ai tha se nuk mund të zhgënjente mbështetësit e tij të cilëve u kishte dhënë fjalën, teksa theksoi se kjo gjë duhet të vendoset nga anëtarësia se kudh do të vendoset në krye të Partisë Demokratike.
“Po a mundet që unë të zhgënjej apo të tradhëtoj ata të cilët kanë hedhur drejt meje këtë besim të madh? Unë do bëj gjithcka ta justifikoj por sic kam thënë kryeministri i ardhëshëm do zgjidhet nga anëtarësia.
Nëse më pyet mua, kjo është cështje e individëve dhe ambicieve të tyre. Ai që ka ambicie të marrë drejtimin, është i ftuar të vijë në garë. Por unë të them pas këtij uragani se unë nuk do jem, këtë nuk do e them kurrë”, tha Berisha.