E rëndë/ Djali 1-vjeçar qëllon aksidentalisht babain e tij 25-vjeçar

Një burrë në Gjeorgji u qëllua aksidentalisht nga vogëlushi i tij, i cili e gjeti armën e mbushur e mori atë dhe e tërhoqi këmbëzën, thotë policia.

Dustin Walters, 25 vjeçar, u dërgua me urgjencë në spital më 5 dhjetor pasi policia e gjetën atë me plagë nga arma në orën 17:30.

Ai u transportua në Qendrën Mjekësore Memorial, ku vdiq si pasojë e plagëve të marra, tha Departamenti i Policisë Savannah.

Policia thotë se ai është qëlluar ‘aksidentalisht’ nga një fëmijë nën moshën dyvjeçare. Ata nuk e kanë konfirmuar lidhjen e Walters me fëmijën, por Walters ka një djalë njëvjeçar, Mars Cameron Walters, me gruan e tij, Tori.

“Hetimi paraprak përcaktoi se Walters u plagos kur një fëmijë i vogël, i cili ishte më i vogël se 2 vjeç, gjeti dhe qëlloi pistoletën, duke goditur Walters”, tha policia.

Detajet e hetimit në lidhje me incidentin nuk u bënë publike deri më 14 dhjetor, kur hetuesit thanë se një fëmijë ishte i përfshirë në të shtënat.

Hetuesit nuk kanë zbuluar llojin e armës që është përdorur, por kanë konfirmuar se familjarët e viktimës kanë qenë të pranishëm në shtëpi kur është qëlluar me armë.

Ata shtuan se incidenti ishte ‘aksident’. Nuk dihet nëse ndonjë i afërm përballet me akuza penale për të shtënat, shkruan “DailyMail”.

Loading...