E rëndë/ 42-vjeçari shqiptar bie nga lartësia e banesës ku po punonte, ndërron jetë

Mediat austriake shkruajnë se një shqiptar nga Kosova i moshës 42 vjeç që jetonte në Austri, derisa ishte duke punuar gjatë orarit të punës, ra nga lartësia e një ndërtese dhe humbi jetën.
Thuhet se kosovari nga rrethi Eferding i Austrisë, ka qenë duke punuar me një ekip në riparimin e një kulmi në një kompani, në Alkoven.

Rreth orës 09:10, një pllakë e eternit është thyer në zonën e cepit të çatisë dhe 42-vjeçari ka rënë nga rreth dhjetë metra lartësi mbi një dysheme betoni përcjell albinfo.at.

Kosovari e humbi jetën në vendin e ngjarjes, raporton Regionews.at

Loading...