Ja si të shpëtoni nga sinoziti

Sinoziti është inflamacioni i mukozës së sinuseve,ato janë të veshura me mukozë, e cila krijon gjendra, që kanë disa qerpikë, këta bëjnë lëvizje vibruese dhe nxjerrin jashtë materialin e huaj të bllokuar në pjesën e pasme të hundës.

Rrjedha e sekrecionit nga sinuset e hundës është e përhershme dhe e padukshme. Megjithatë në rastin e inflamacionit nga sinoziti, individi mund të ketë probleme të cilat nuk e lejojnë procesin të ndodhë siç ndodh normalisht. Më poshtë ju tregojmë se si të mposhtni sinozitin në mënyrë natyrale.
përbërësit:

– 1 gotë uji

– 1 lugë çaji xhenxher

– 1 lugë çaji eukalipt

– 1 limon i shtrydhur

– 1 lugë gjelle mjaltë

Vloni eukaliptin dhe xhenxherin . Përzieni limonin me mjaltin dhe bashkojini bashkë të gjithë përbërësit. Ky mjekim natyral ndihmon në pastrimin e kanaleve të hundës dhe për më tepër vepron edhe si një anti-inflamator.

Loading...