Një 40 vjeçar me inicialet H.M ka rënë nga lartësia e ndërtesës ku po punonte deri në orët e para të mbrëmjes. Si pasojë shtë dërguar menjëherë në spital. Fatmirësisht gjendja e tij paraqitet e stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën dhe momentalisht është nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i Plotë: Tiranë/Informacion paraprak Me datë 18.12.2021, rreth orës 17:50, te stadiumi “Air Albania”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga një lartësi e vogël, shtetasi H. M., 40 vjeç, i cili ishte duke punuar.
Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Loading...