Historia e Einxhell që na perloti të gjithëve

Einxhel ka treguar dje një nga detajet më emocionuese të jetës së saj. Ajo ka rrëfyer se nëna e saj vuan prej vitesh nga Parkinsoni, sëm undje e cila ka transformuar totalisht stilin e saj të jetesës. Në pamundësi për të ardhur fizikisht prej komplikacioneve të saj shëndetësore, Einxhel arriti që të dëgjonte zërin e personit të saj të dashur.

Një letër erdhi nga nëna e saj teksa ndër të tjera shkruante: Ti je një vajzë e zgjuar, relative me shumë ëndrra dhe shumë e veçantë. U bënë disa vite dhe mua më vjen keq që nuk mund të kalojmë kohë me njëra-tjetrën. Duke të të pasur ty në krah gjërat janë berë më të lehta.

Ndonjëherë mërzitem kur të shoh të debatosh por punë e madhe, jo të gjithë do të të duan. Shpirt, luaj por luaj me zemër, më gëzon shoqëria jote me Beniadën. Sot po të lë këtë letër me shpresën se do të të shoh gjithnjë në ekran, të dua’’,- shkruan ajo ndër të tjera. Nga kjo surprizë Einxhel nuk i ka përmbajtur lotët dhe emocionet e forta. Ajo ka treguar se për fëmijërinë e saj të lumtur por edhe për një tragjedi e cilandryshoi jetën e personit më të dashur të saj. Nëna e saj një ditë është rrëzuar gjatë shërbimit të saj në spital, aksident i cili i dëmtoi legenin duke i rrezikuar kështu edhe jetën.

‘’Shoqet e mamit dilnin nga operacioni duke qarë dhe mua atëherë më zuri frika. U pendova për gjithë kohët kur i isha kushtuar vetes duke lënë pas dore atë’’,- tha ajo mes lotësh. Gjithashtu Einxhel tregoi se përveç këtij akdienti i cili la gjurmë tek mamaja e saj, një sëmundje gjenetike i është shfaqur duke ia komplikuar më shumë jetën. ‘’Familjarë të saj kanë vuajtur nga Parkinsoni dhe gjithnjë kam pasur frikën se mund të shfaqej edhe tek ajo. Unë vuaj çdo ditë faktin se ajo mund të dorëzohet dhe për këtë arsye ka raste që shmangem sepse nuk e shikoj dot ashtu’’,- shtoi ajo me dhimbje.

Loading...