Policia e Shtetit ka reaguar ne lidhje me deklaratat e ish kryeminsitrit Berisha
“Përsërisim me keqardhje se përgojimi i Policisë së Shtetit në debatin e brendshëm të një partie politike nuk i shërben as ligjit, as shoqërisë dhe as të vërtetës.
Policia e Shtetit nuk ka pasur asnjë trupë të vetme në territorin e asaj partie.
Policia e Shtetit nuk ka asnjë lidhje me akuza apo pamje të servirura në media, nga aktorë të caktuar politik dhe mediatik.
Policia e Shtetit kryen detyrën e saj konform ligjit dhe misioni i saj nuk e përfshin kurrsesi ndërhyrjen në çështjet politike apo mes palëve politike.” thuhet ne reagim
Loading...