Korrikun e kaluar, Jorge Nuno Pinto da Costa, presidenti i Portos, punësoi Madalena Aroso. Arsyeja? Ajo është një fallxhore. Gruaja, që prej vitesh dëgjohej nga presidenti portugez për të mësuar paraprakisht rezultatet e ndeshjeve, merr një pagë prej 15 mijë eurosh në muaj dhe përfshihet në stafin mjekësor të klubit.
Çështja nuk është marrë mirë nga punonjësit e tjerë, të cilët marrin paga shumë më të ulëta, edhe për shkak se Porto është nën lupën e Fair Play Financiar të UEFA-s.
Madje, rezultatet e deritanishme nuk i kanë buzëqeshur plotësisht skuadrës së trajnerit Sergio Conceição: nga njëra anë është vendi i parë në kampionatin portugez, ndër të tjera në bashkëjetesë me Sportingun e Lisbonës, nga njëra anë është vendi i parë në kampionatin portugez, ndër të tjera në bashkëjetesë me Sportingun e Lisbonës, nga ana tjetër erdhi zhgënjimi i hidhur i eliminimit në grupet e Champions League. Në fakt, në shkurt Porto do të sfidojë Lazion në Europa League.