Gjashtë të shoqëruar në Vlorë për atentatin ndaj 33-vjeçarit

Policia lokale e Vlorës, e ndihmuar edhe nga FNSH-ja e Fierit, ka blinduar qytetin bregdetar pas atentatit që ndodhi pasditen e sotme në lagjen “Pavaresia”, ku mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi me eksploziv 33-vjeçari Indrit Sadedini. Mësohet se deri tani janë shoqëruar gjashtë persona, të cilët po merren në pyetje ndërkohë që lënda plasëse e llojit tritol që shpërtheu dyshohet të këtë qenë rreth 400 gr.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e shpërthimit të tritolit, por jo vetëm. Eksplozivi ka shpërthyer pasi i riu parkoi makinën dhe po dilte nga garazhi. Bomba me telekomandë ishte vendosur pranë hyrjes së garazhit dhe ishte mbuluar me një karton që të mos dallohej.

Pista e vetme në tryezën e hetuesve për momentin është e kaluara e vlonjatit jashtë vendit ku ka jetuar për disa kohë. Nga sa mësohet i riu nuk ka qenë i dënuar por ka disa precedentë të mëparshëm për shkak të përfshirjes në disa konflikte me persona të tjerë. Ky është atentati i dytë që i bëhet.

Loading...