Militantët në protestë, thirrje kundër Bashës: ‘O Lulzim, o legen, prite Salën se po vjen’

Mbështetësit e Sali Berishës, janë mbledhur në selinë e Partisë Demokratike, nga ku do të zhvendosen drejt Kryeministrisë, për protestën kundër “Ballkanit të Hapur” dhe aferës së inceneratorëve. Militantët kanë shpëthyer në kor me thirrje kundër Bashës. “O Lulzim, o legen, prite Salën se po vjen” dhe “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, janë disa prej thirrjeve të tyre. Berisha dhe protestuesit kanë marshuar drejt kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime nga eksponentë të së djathtës, që kundërshtojnë nismën rajonale, “Ballkani i Hapur”. tpz

Loading...