Atentati në Vlorë/ Autori i maskuar vendosi tritolin 15 minuta para shpërthimit

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin që ndodhi ditën e djeshme në Vlorë. Mësohet se lënda plasëse, tritol e cila kishte për qëllim të vriste 33-vjeçarin Indrit Sadedini ishte vendosur vetëm 15 minuta para se të shpërthente.

Mësohet se nga kamerat e sigurisë të bizneseve përreth ku ndodhi atentati kanë kapur momentin kur një person me kapuç në kokë ka vendosur tritolin dhe e ka mbuluar me një letër që mos të kuptohej.

Pas kësaj ai është larguar i qetë në këmbë, ndërkohë që në momentin që Sadedini ka dalë nga garazhi dhe i ka kaluar afër, bomba e lidhur me celular është aktivizuar dhe ka shpërthyer duke i dëmtuar këmbët.

Nga informacionet e deritanishme bëhet me dije se janë shoqëruar në Komisariat 6 persona që kanë lidhje me ngjarjen ose mund të kenë ndonjë informacion me vlerë në lidhje me këtë atentat të dështuar. Kujtojmë se katër vite më parë Sadedini i shpëtoi një a tentati me tritol e cila ishte vendosur në makinën e tij.

Në makinën ishte vendosur një sasi e ksplozivi por ajo u zbulua në kohë nga i riu i cili njoftoi policinë dhe grupin e xhenierëve. Pas kësaj ai kërkoi azil në Francë, por një kërkesë e tillë nuk iu aprovua. Ai ndodhet tashmë në Spitalin e Traumës në Tiranë ku gjendja e tij shëndetësore paraqitet mjaft e rënduar pasi janë dëmtuar shumë të dy këmbët e tij.

Loading...