Antonela:’Kam background, s’jam kot. Për 10 muaj kam arritur këtu, imagjino ku do jem pas 5 vitesh’

Mbrëmjen e së premtes, balerini Ilir Shaqiri bëri një deklaratë, e cila vijon të krijojë debate të shumta mes banorëve. Ai u shpreh se në shtëpinë e “Big Brother VIP”, nuk ka shumë artistë, deklaratë e cila nuk u prit aspak mirë nga banorët.

Së fundmi ka qenë Antonela e cila ështq revoltuar me Ilirin duke i kërkuar që të shpjegojë dhe atë çfarë ai tha.

Balerini ka thënë se nëse nuk do ishte bërë emisioni “Përputhen”, nuk do ishte e njohur, ndërsa Antonela nuk ka nguruar dhe ka replikuar menjëherë.

“Nëse unë pas 10 muajsh kam arritur këtu, imagjino ku do arrij unë pas 10 vitesh, kjo do të thotë që unë kam background dhe nuk jam njeri pa lidhje”, tha ajo

Loading...