Xhoni dhe Kleona kanë zhvilluar takimin e tyre të mbushur plot me emocione. Konkurrentja e “Love Story” që njihet si një vajzë që nuk e shfaq dhe aq shumë veten, duket se është ndjerë mjaft mirë me Xhonin, të cilit i ka rrëfyer me lot në sy historinë e trishtë të humbjes nga jeta të të atit. Kleona zgjodhi të rrëfente historinë për t’i treguar Xhonit dicka më shumë rreth karakterit të saj.
Kleona: Unë para disa vitesh kam humbur babain dhe kur e humba, shoqëria ime më e ngushtë e ka marrë vesh pas një muaji, sepse një shoqe në lagjen time jua tha dhe unë nuk doja të merrej vesh fare kjo gjë. Gjithçka e kam kaluar vetë. Më shumë që më ka v rarë ishte mënyra si ai vdiq dhe unë e pres dhe e di se të gjithë kanë ciklin e vet të jetës, por është shumë e vështirë kur në një moment që nuk e pret fare, babai të pret ty për të vdekur dhe më ka pritur mua që të shkoj që ai të vdesë dhe këtë e kam përjetuar shumë keq. Nuk dija çfarë bëja, jam bërë agresive se nuk e kuptoja se kishte vdekur. Ishte telefonata e tij që më tha: Klea hajde dhe unë shkoj dhe më pas ai vdes… (qan)