Një aktore japoneze që luante zërat e filmave të njohur amerikanë në versionet japonisht ka vd ekur pas rënies së pashpjeguar nga dhoma e saj e hotelit.
35 vjeçarja Sayaka Kanda, u gjet poshtë ballkonit të dhomës së saj në katin e 14-të në hotelin ku po qëndronte darkën e 18 dhjetorit.
Ajo ishte dërguar me urgjencë në spital por u shpall e vdekur nga doktorët, raportonin mediat vendase.
Kanda, ka luajtur zërin e princeshës Anna në versionin japonez të filmit të njohur të animacionit të vitit 2013 nga Ëalt Disney, ‘Frozen’, dhe ishte bija e aktorit japonez Masaki Kanda, 70 vjeç, dhe e këngëtares Seiko Matsuda, 59 vjeçe.
Kanda nuk u paraqit për performancën në muzikalin e ‘My Fair Lady’ në një sallë të shtunën në Sapporo, kryeqyteti i ishullit verior malor të Hokkaido të Japonisë.
Mediat thanë se aktorja e ndjerë kishte qenë në provat e bëra të premten.
KolegiaTakako Matsu, tha në rrjetet sociale se ishte shtangur nga vde kja e mikeshës së saj duke thënë se “koha e kaluar së bashku do të mbetet një thesar për mua.
Përfaqësuesit e Kanda shkruanin: “Na vjen keq të japim një lajm të tillë për fansat që na kanë mbështetur gjatë gjithë kohës.”
“Ne ende nuk arrijmë të pranojmë se ajo ka ndërruar jetë dhe po përpiqemi ta përballojmë”.
Hetimet e policisë vendase po fokusohen në faktin nëse zonjusha Kanda ka vr arë veten apo humbi jetën si pasojë e një aksidenti. Ata nuk dyshojnë për faktorë të tjerë në vdekjen e saj.