Rama në konferencë për mediat.
Kryeministri Edi Rama fill pas mbledhjes së qeverisë ka dalë në një konferencë për mediat duke artikuluar “paktin për universitetin”, që siç tha do bëhet publik në mesin e muajit janar.
Ndërkaq, Rama tha se janë miratuar 4 Vendime të Këshillit të Ministrave (VKM) lidhur me kërkesën e parë të studentëve për tarfiat.
“Krahas, Paktin për universitetin të cilin do e bëjmë publik në mesin e muajit të ardhshëm, në mbledhje jo vetëm kemi diskutuar por kemi marrë disa vendime të rëndësishme që jo vetëm adresojnë kërkesat e studentëve por shkojnë përtej tyre sic besojmë se është e domosdoshme për të maksimizuar potencialin e krijuar nga protesta dhe për ta futur universitetin në një fazë të dytë të një reforme transformuese që duhet të thellohet.
Së pari, kemi miratuar 4 VKM lidhur me kërkesën e parë për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit dhe përfitojnë ulje të tarifës së studimit, së dyti për disa ndryshime për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga studentët e shkëlqyer e në nevojë.
Së treti kemi ndryshuar vendimin për miratimin e kufirit mmaksimal të pagesës vjetore të shkollimit për studentët.
Dhe së katërti kemi ndryshuar vendimin 2 169 për kategoritë e inidiovidëve që plotësojnë kriteret e përjashtohen nga tarifa e shkol;limit.
Këto katër vendime që lidhen me kërkesën e parë shpjegohen në këto tetrma.
Së pari kemi ata me ndihmë ekonomike, të verbërit, tetraplegjikët, fëmijët e oficerëve të vrarë, jetimet e të gjithë ata në nevojë, financim 100% të tarifës, po ashtu, këta studentë që do përfitojnë një bursë studimi prej 10 mijë lekësh të reja. Dua të theksoj që një bazë për të mbështetur 100% tarifën ka qenë por për shkak të shumë devijimeve që janë konstatuar nga Këshillat Bashkiakë kjo gjë do bëhet drejtpërdrejt nga qeveria.
Së dyti studentët me mesatare mbi 9, do financohen 100% nga qeveria për tarifën, dhe po ashtu do përfitojnë një bursë prej 10 mijë lekësh të reja. Kjo zgjeron ndjeshëm gamën dhe mbështetjen e qeverisë se deri dje e përfitonin vetëm ata me mesatare 10.0.
Së treti do u japim një mundësi të barabartë të gjithë studentëve duke paguar 50% të tarifës nga buxheti ndërkohë që paguanin tarifën e plotë. Që do të thotë të gjithë studentët, edhe ata me 4 dhe 5, nuk do paguajnë por do paguajë buxheti i shtetit për ta.
Ndërkohë vitin e ardhshëm, ata që s’do jenë mbi 6 do u hiqet kjo mbështetje.
Qeveria do paguajë për ata me mesatare 9, dhe grupet vunerable, 50 % të tarifës”, tha Rama ndërsa theksoin se vendimi hyn në fuqi menjëherë.