Një aktore japoneze ka vdekur pas rënies nga dhoma e saj e hotelit në katin e 14-të në hotelin ku po qëndronte darkën e 18 dhjetorit.
35 vjeçarja Sayaka Kanda, u gjet e pajetë poshtë ballkonit të dhomës së saj. Ajo njihet sepse luante zërat e filmave të njohur amerikanë në versionet japonisht.
Kanda, ka luajtur zërin e princeshës Anna në versionin japonez të filmit të njohur të animacionit të vitit 2013 nga Walt Disney, ‘Frozen’, dhe ishte bija e aktorit japonez Masaki Kanda, 70 vjeç, dhe e këngëtares Seiko Matsuda, 59 vjeçe.
Kanda nuk u paraqit për performancën në muzikalin e ‘My Fair Lady’ në një sallë të shtunën në Sapporo, kryeqyteti i ishullit verior malor të Hokkaido të Japonisë.
Hetimet e policisë vendase po fokusohen në faktin nëse zonjusha Kanda ka vrarë veten apo humbi jetën si pasojë e një aksidenti. Ata nuk dyshojnë për faktorë të tjerë në vdekjen e saj.