Abuzoi për 16 vite me vajzën e tij/ Gjykata e Apelit dënon babain ‘monstër’

Një histori përdh unimi e nisur 16 vite më parë u bë publike në gusht të vitit 2018, e cila tro nditi opinion publik. Një baba monstër nga Tirana, i identifikuar si Qirjako Nakuçi kishte abuzuar se ksualisht me vajzën e tij për 16 vite rresht, qëkur ajo ishte 9 vjeçe.

Pas tre vitesh në qeli, Gjykata e Apelit në Tiranë ka dhënë sot vendimin për 64 vjeçarin duke e dënuar atë me 15 vite burg. Ai është shpallur fajtor për veprat penale “Marrëdhënie sek suale ose ho mosek suale me personat në gjini ose nën kujdestari”, “Marrëdhënie sek suale me të mitur” dhe “Dh una në familje.”

Historia t ronditëse u zbulua nga murgeshat e Tiranës, pasi e reja kishte vendosur që të bëhej pjesë e këtij komuniteti.

Si ndodhi ngjarja

Gjithçka nisi kur një vajzë 25 vjeçare shkoi në Polici me guximin për të denoncuar të atin. Në atë kohë e reja ka thënë se i ati e kishte abuzuar se ksualisht në mënyrë sistematike që kur ajo ishte vetëm 9-vjeçe.

Në vitin 2002 prindërit e vajzës ishin ndarë dhe 61-vjeçari Qirjako Nakuçi mori kujdestarinë e tre fëmijëve, dy vajza dhe një djalë. Vajza ka treguar se një natë babai ishte kthyet i dehur në shtëpi dhe kishte abuzuar seksualisht me të. Që nga ajo ditë abuzimi vazdhoi për 16-vjet.

Vajza e mori guximin ta denoncojë të atin ditët e fundit të gushtit 2018, pasi ishte angazhuar me komunitetin e murgeshave në Tiranë. Gjatë një bisede me to, 25-vjeçarja ka treguar tmerrin që ka përjetuar për 16-vjet. Ajo kërcënohej vazhdimisht nga i ati që të mos tregonte.

Menjëherë Policia arrestoi 61-vjeçarin, i cili gjatë rrëfimit pranoi krimin e rëndë por u mundua të justifikohej duke thënë se vajza kishte dashur vetë. Para Prokurorisë Qirjako Nakuçi tregoi se në moshën 19 vjeçare, vajza kishte ngelur shtatzënë me të dhe e kishte abortuar fëmijën.

Loading...