Në të gjithë vendin është vënë re një rritje e çmimit të gjelit të detit. Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga festa tradicionale e ndërrimit të viteve, gjelii detit po shitet me 1 mijë lekë të reja kg, nga 800 lekë të reja që ishte vitin e kaluar.
Fermerët shprehen se shkak për këtë rritje është bërë rritja e çmimit të misrit por edhe sëmundjet që kanë reduktuar numrin e gjelave të detit. Fermerët e Baldushkut thonë se zinxhiri i rritjes së çmimeve ka prekur dhe tregun e shpendëve. “Ka shku misri 70-80 mijë kuintali. Kanë për të shku dhe 12 mijë lekë pulat dhe gjelat.
80 mijë lekë kuintali i misrit”- tha një fermer. Po ashtu këtë vit ka patur edhe sëmundje, që kanë prekur pulat dhe gjelat e detit. Një fermer shprehet për Ora News se porositë kanë nisur që një muaj përpara për shkak të kërkesës së lartë.