Në Teatrin ‘Petro Marko’ vazhdon numri më i ri i estradës profesioniste të Vlorës me ‘Humor i vaksinuar’

Vazhdon rrugëtimin e suksesshëm numri më i ri i estradës profesioniste të Vlorës me ” Humor i vaksinuar”. Personazhe realë, karaktere të spikatur, jeta e përditëshme e gjithësejcilit nga ne, përmbledhur në situatat komike të banorëve të një blloku pallatesh apo rezidence banimi…!

Humor fin, dinamizëm, ritëm, atmosferë, aktrim , muzikë, balet, alegri dhe të qeshura pa fund…! Një lojë e shkëlqyer, ansambël, ku të gjithë aktrojnë, të gjithë këndojnë e të gjithë kërcejnë…!

Një shfaqje ndryshe, që nuk duhet humbur. Nga e Mërkura e në vazhdim në sallën e teatrit ” Petro Marko”, ora 18.00. / fb Genc Demiraj

Loading...