Me pistoletë dhe me maska, grabitet kazinoja

Me pistoletë dhe me maska, grabitet kazinoja në Greqi.

Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në një agjenci lojërash fati në zonën e Pereas në Selanikun lindor.

Sipas informacioneve të para, tre persona kanë hyrë në kazino të maskuar totalisht. Njëri prej tyre ka nxjerrë një pistoletë dhe me kërcënime ka arritur të rrëmbejë një sasi të konsiderueshme parash.

Tre autorët dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë. Forca të forta policore kanë nisur hetimet për kapjen e grabitësve.

Loading...