Ngjela: Ramës i ka rënë shteti, s’ka siguruar jetën ekonomike të qytetarëve, duhet të japë dorëheqje

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar për konferencën që ka mbajtur kryeministri Edi Rama, i cili ka folur për skandalin e publikimit të pagave të 630 mijë qytetarëve shqiptarë.

Ngjela me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se kryeministrit i ka rënë shteti pasi nuk ka arritur të sigurojë të dhënat personale të qytetarëve.

Ndër të tjera Ngjela në postimi e tij shkruan se Rama duhet të japë dorëheqje.

Postimi i plotë:

Sapo dëgjova konferencën e shtypit të kryeministrit të Shqipërisë.
Flet sikur të jetë një njeri i thjeshtë i popullit.

Nuk ka kuptuar asgjë. Sot atij i ka rënë shteti; sepse 650 mijë shqiptarë janë dhunuar në pikën më të dobët të ekzistencës së tyre.

Kryeministrit i ka rënë shteti; kurse ai bën një avokati vulgare, duke thënë se do të përmirmsojë sistemin; dhe se kjo ka ndodhur kudo në vende të ndryshme të Perëndimit. Turp! Mbrojtje vulgare.

Duhet të japë dorëheqjen. Nuk ka siguruar jetën ekonomike të qytetarëve të tij; që është sekret i njohur me ligj.

Edi Rama, që nga sot nuk është më kryeministër i shqiptarëve të dhunuar.

Duhet të japë dorëheqjen.

Nën një dhunim të tillë që iu bë shqiptarëve masivisht, përgjegjësi është shefi i qeverisë me të gjithë qeverinë.

Vlera e një kryeministri është garantimi i jetës shoqërore të shqiptarëve. Mosgarantizmi i kësaj jete është krim.

Kurse kryministri flet sikur nuk ka qenë kryeministri i këtij vendi.

Zoti kryeministër! Qenia kryeministër nuk është privilegj, por është përgjegjësi!

Loading...