Skandali me pagat / Do habiteni sa para paguhej Alvisa e Përputhen nga ish i dashuri Hyseni

Çështja e javës në Shqipëri nuk janë Krishtlindjet dhe as betejat Berisha-Basha, por një nga ngjarjet më të turpshme që mund t’i ketë ndodhur ndonjëherë shtetit shqiptar. Dje dhe sot janë publikuar rrogat e mbi 600 mijë shqiptarëve, me shifra dhe të dhëna që kanë filtruar në media dhe në rrjetin social Whatssap.

Mes shumë emrash të njohur që qarkullojnë online në media të ndryshme për të krijuar lajm, figuron edhe një pjesëmarrëse e programit “Përputhen” në televizionin Top Channel. Bëhet fjalë për Alvisa Qarrin.

Bukuroshja ka fituar mijëra ndjekës në Instagram dhe kontrata të majme marketingu me bujën e saj në emisionin ditor të dashurisë. Nuk mund të mos ishte pjesë e lajmeve të showbizz-it edhe rroga e saj.

Sipas listës që mund të aksesohet lehtësisht nga të gjithë, Alvisa figuron si punonjëse me pagë minimale në dyqanin e ish-të dashurit të saj, Bashkimit. Alvisa punon si shitëse dhe paguhet 300 mijë lekë të vjetra.

Kujtojme se Vetëm një ditë pas skandalit rrjedhjes së të dhënave personale të më shumë se 630 mijë qytetarëve, ka dalë në qarkullim edhe lista me paga, këtë herë për muajin prill.

Lista duket të jetë në format e ngjashme me atë të parën, e eksportuar në programin “Exel”. Ajo përmban të dhëna sensitive si numri ID, Nipt-i i biznesit, emër mbiemër dhe paga./korrieri

Loading...