E rëndë në Sarandë! Mjeti del nga rruga dhe bie në kanal, plagosen 3 të rinj

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, ku një makinë “Toyota” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit M.P, si dhe dy pasagjerët M.V dhe K.P, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 23.12.2021, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, shtetasi M. P., duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal. Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi M.P.,dhe pasagjerët në mjet, shtetasit M. V., dhe K.P., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Loading...