Berisha bën paralajmërimin e fortë: Do dalin të dhëna të tjera që do trondisin familjen shqiptare

Ish-Kryeministri Sali Berisha paralajmëron skandale të tjera në dëm të qytetarëve.

Ai ka deklaruar mbrëmjen e sotme se një tjetër skandali me të dhënat e shqiptarëve do të tronditëse familjen shqiptare!

Pjesë nga emisioni:

Çani: Dje rrogat, sot targat, nesër llogaritë bankare apo kreditë. Kush janë pasojat sipas jush?

Curri: Do të dalin dhe ata që kanë qenë në burg. Në fund mund të dalin dhe kartelat mjekësore. Kush nuk është në rregull.

Berisha: Megaskandali Rama-gejt shënon rrënimin e shtetit shqiptar. Shqipëria sot për mua dhe çdo njeri që ka Abc e një shteti, shëmbëllen një ndërtesë, ku zotërit e saj vodhën gjithçka të brendshme. E kanë lënë atë tërësisht rrënojë. Ky është skandali më i madh në botë, kur një shtet, të gjithë databazën e tij digjitale e vë në funksion të botës së krimit, me qëllim. Duke dhunuar dhe terrorizuar çdo qytetar të këtij vendi me këtë akt. Marrim rrogat. Së pari dëshmojnë se ky është një piramide e vërtetë, ku dominon fund e krye mashtrimi. Nxjerrja e rrogave mbjell sherrnajen më të madhe në familjen shqiptare. Familjet nuk janë sot si dikur. Janë me kontributor si aksionerë. Anëtarët nuk dëshmojnë se sa marrin por përcaktojnë kuotën sesa marrin. Janë me mijëra të tjerë që kanë deklaruar pagë tjetër deri më tani. Kjo ngjall sher brenda familjeve, brenda sipërmarrjeve. Të jap një shembull.

Loading...