Ndërsa djali i Robbie Savage, Charlie, përfshihet në një skuadër të Ligës së Kampionëve, Manchester United, ne ju kujtojmë 12 rastet kur baballarët dhe djemtë e tyre kanë luajtur në Premier League. Kësaj i thonë “bëmë baba të të ngjaj”.
Ndër këto raste spikat dinastia “Schmeichel”. Jo vetëm pse Kasper ndoqi hapat e babait të tij, duke veshur dorezat e portierit, por ngaqë u bë Schmeichel i dytë që fitoi titullin e Premier League, kur Leicester City mahniti botën në sezonin 2015-2016.
Më i riu nuk ka gjasa të arrijë ndonjëherë numrin e pesë titujve si të Peter, por ka ende një shans që të kapërcejë numrin e 310 ndeshjeve të babait në ligën më të mirë në Angli. Sulmuesi i “dhelprave” duhet të luajë edhe 183 ndeshje të tjera për ta bërë këtë parakalim në familje.
Më poshtë po ju njohim telegrafikisht me 12 rastet, kur babai dhe djali kanë luajtur në Premier League:
12. Paul dhe Darnell Furlong
Babai 64 ndeshje, djali 3 ndeshje (gjithsej 67 ndeshje)
11. Gordon dhe Gavin Strachan
Babai 96 ndeshje, djali 13 ndeshje (gjithsej 109 ndeshje)
10. Gus dhe Diego Poyet
Babai 186 ndeshje, djali 3 ndeshje (gjithsej 189 ndeshje)
9. Steve dhe Alex Bruce
Babai 147 ndeshje, djali 48 ndeshje (gjithsej 195 ndeshje)
8. Steve dhe Dan Potts
Babai 202 ndeshje, djali 2 ndeshje (gjithsej 204 ndeshje)
7. Alan dhe Jack Cork
Babai 46 ndeshje, djali 187 ndeshje (gjithsej 233 ndeshje)
6. Ian Wright dhe Bradley Wight-Phillips
Babai 213 ndeshje, djali 32 ndeshje (gjithsej 245 ndeshje)
5. Rob dhe Elliot Lee
Babai 280 ndeshje, djali 2 ndeshje (gjithsej 282 ndeshje)
4. Kevin dhe Tyrese Campbell
Babai 325 ndeshje, djali 1 ndeshje (gjithsej 326 ndeshje)
3. Paul dhe Tom Ince
Babai 306 ndeshje, djali 42 ndeshje (gjithsej 348 ndeshje)
2. Peter dhe Kasper Schmeichel
Babai 310 ndeshje, djali 128 ndeshje (gjithsej 438 ndeshje)
1. Ian Wright dhe Shaun Wright-Phillips
Babai 213 ndeshje, djali 315 ndeshje (gjithsej 528 ndeshje)