Përplasja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës po bëhet gjithnjë e më e ashpër, pasi ish-kryeministri i dha ultimatum kryedemokratit për të liruar zyrën në 5 janar.
Gjithashtu Berisha u shpreh mbrëmë në “Zonë e Lirë” se në datën 8 janar, gjatë protestës kombëtare, 44 mijë demokratët që votuan në referendum për shkarkimin e Bashës, do të marrin kontrollin e selisë së PD-së, duka paralajmëruar se mund të ketë edhe përplasje fizike mes mbështetësve të tij dhe kryedemokratit.
Ndërkohë, burime për media bëjnë me dije se Basha po përgatit lëvizjen e radhës. Pasi largoi nga Kryesia, Sekretariatet dhe Këshilli Kombëtar mbështetësit e Berishës, tashmë ai do t’u heqë atyre edhe drejtimin politik të qarqeve. Kështu, Tritan Shehu nuk do të drejtojë më Gjirokastrën, Edi Paloka nuk do të jetë më në krye të Durrësit, Bujar Leskajt do t’i hiqet drejtimi i Vlorës, Agron Shehaj do të largohet nga drejtimi i degëve 5 dhe 7 në Tiranë.
Këta do të zëvendësohen me emra të tjerë, të cilët i kanë qëndruar pranë Bashës, teksa deri më tani në disa degë janë zgjedhur drejtuesit e rinj, ku mes tyre janë 4 nënkryetarët e PD-së, Jorida Tabaku, Grida Duma, Alfred Rushaj dhe Enkelejd Alibeaj, të cilët kanë marrë në “dorëzim” disa degë të Tiranës.
Drejtuesit politikë që largohen:
Advertisements
Edi Paloka Durrës
Edmond Spaho Korçë
Tritan Shehu Gjirokastër
Bujar Leskaj Vlorë
Aldo Bumçi Tirana 1,12 dhe 14
Agron Shehaj Tirana 5 dhe 7
Albana Vokshi Tirana 9 dhe 11
Belind Këlliçi Tirana 6, 13, 15 dhe 16
Flamur Noka Kamëz, Paskuqan dhe Vorë