Debati mes Gëzimit dhe të motrës është nxehur shumë në rubrikën “Shihemi në gjyq” në “E diela shqiptare”. Teksa Gëzimi e akuzon se i ka 6 milionë lekë borxh, Merzako thotë që nuk e mban mend sa para i ka marrë të vëllait.
Eni Çobani: Si erdhi momenti që i dhatë këto lekët? Si t’i kërkoi ekzakt se edhe nuk i mbaka mend?
Gëzimi: Kjo pati konflikt me bashkëshortin dhe kaloi në divorc. Duke ditur fëmijët në shkollë…
Merzako: Lëre divorcin, çfarë t’i bëj fatit, më ra…
Gëzimi: Po pusho moj të sqarohem me zonjën Eni, pusho po të them. Kjo u divorcua me bashkëshortin dhe i lindën probleme si çdo familje. Më erdhi në shtëpi duke qarë, madje dhe mamaja më tha: Gëzim ta ndihmojmë. Jam kthyer nga Greqia dhe këstin e parë i kam dhënë 2 mijë euro në vitin 2016. Pasi ka kaluar 1 vit e pak, i kam dhënë edhe 2 milionë të tjera dhe kjo vjen e më thotë të kam marrë 3 milionë lekë.
Merzako: Po nuk e mbaj mend mor vëlla se kam qenë shumë e shqetësuar…
Gëzimi: Zonja Eni dua që të ma zgjidhësh këtë gjë sepse kam lënë fëmijët e mi pa iu plotësuar kushtet për të mbajtur motrën dhe sot ke fytyrë dhe më thua se të kam dhënë 3 milionë.
Merzako: Ja sikur të të kem dhe 6 milionë lekë, ku të t’i gjej?! Unë jam e papunë. Me një asistencë moj zonja Eni.
Gëzimi: Edhe unë jam në borxh sot, edhe unë jam në hall të madh. Ke një vit e pak që nuk më ke shkelur në shtëpi. Ti nuk e di gjendjen e nënës, u harbova unë spitaleve.
Merzako: Po ti e ke në shtëpi mo vëlla. A të merr mamaja pension?
Eni Çobani: Po sa fëmijë ka kjo nënë?
Merzako: 5 fëmijë. Ky është i vogli se gjithë shqiptarët e kanë traditë se e mban i vogli.
Eni Çobani: Kjo nuk është traditë, atë e mban sigurisht aty ku ndihet mamaja më mirë, po gjithë shpenzimet ky i mban?
Merzako: Po
Eni Çobani: Po çfarë pensioni ka nëna?
Merzako: 80 mijë lekë.
Gëzimi: Unë jam në hall të madh. Nga kjo studio nuk dal zonja Eni, ose ajo, ose unë i gjallë.
Ardit Gjebrea: Janë 2 mijë euro dhe 2 milion lekë…
Gëzimi: Plus edhe 1 milion e 300 mijë lekë të vjetra, janë 3 këste.