Shqiptari është vënë në pranga të policisë – Goditi tre të moshuar në një provincë afër qytetit të Bolonjës

Një shqiptar është vënë në pranga të policisë pasi goditi për arsye të kota tre të moshuar në një provincë afër qytetit të Bolonjës. Mediat lokale nuk japin identitetin e shqiptarit të arrestuar si përgjegjës të dhunës.

Të moshuarit e dhunuar përkatësisht të moshave; 66, 73 dhe 77 vjeç janë dërguar me urgjencë në spital për shkak të plagëve të marra.
Pas kontrolleve, mjekët konstatuan se të moshuarit kanë pësuar fraktura në gjoks dhe në kokë. Karabinierët menjëherë arrestuan shqiptarin 39-vjeçar si përgjegjës dhe autor të dhunës.

Loading...