Pas 4 muajve në program, Denzeli ka zhvilluar takimin e tij të parë me një vajzë. Në bisedën me Alesian, Denzeli ka treguar të kaluarën e tij me një vajzë, me të cilën pati 2 vite lidhje.
Pak muaj pasi lidhjes së tyre i erdhi fundi, ajo ndërroi jetë dhe kjo e tronditi shumë Denzelin.
Denzeli: Kam qenë gati 2 vite në lidhje me atë vajzën dhe pak kohë pasi u ndamë, ajo ndërroi jetë. Nuk kisha dashuri më për të, por më ka lënduar shumë fakti që vdiq sepse e kisha afër. Kjo më ka trondit jashtëmase shumë. Mu duk sikur vdiq diçka në jetën time dhe ndjeja një boshllëk. Jeta ikën shpejt dhe është mirë të arrish diçka.
Loading...