‘Plas sherri’ në emision/ Denzeli ia thotë troç konkurrentit: ‘Ti lëpihesh gjithë kohës’

Pas 4 muajve në program, Denzeli ka zhvilluar takimin e tij të parë me një vajzë.

Alesia zgjodhi që ta ftonte dhe gjatë bisedës, Denzeli tha se nuk i pëlqen njerëzit që janë lëpirës. Për këtë i referohet Dejvit, gjë që nxiti debate në studio.

Denzeli: Mund të flas me emra. Personat që lëpihen, bobi i kësaj pjese është Dejvi. Ti lëpihesh gjithë kohës.

Dejvi: Ku bazohesh?

Denzeli: Kjo është e vërteta.
Dejvi: Kujt?

Denzeli: Të gjithëve.

Mikela: Edhe unë e mendoj.

Dejvi: Nëse unë ju jam lëpirë ndonjërës nga ju…

Mikela: Mua.

Dejvi: Çfarë të kam thënë?

Mikela: Ke thënë pse zgjedh njerëzit e gabuar të bëhen protagonistë. Kë të zgjedh të thashë, ty? Po mua the. Kemi qenë te dhoma e grimit.

Loading...