Rindërtimi i banesave, kryebashkiakja shpërthen në lot gjatë fjalimit: ‘Motra dhe vëllezër t’i gëzoni’

500 familje në Laç ditën e sotme do të futen në shtëpitë e tyre të reja, të brindërtuara pas tërmetit trag jik të 2019.
Gjatë ceremonisë së inagurimit, kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara e emocionuar ka falenderuar të gjithë ata persona të cilët u angazhuan në rindërtimin e banesave.

“Më lejoni të falenderoj një person të veçantë që ka punuar pranë meje dhe qytetarëve të Kurbinit dhe në pamundësi për të qenë sot në këtë ceremoni ajo është Lindita Nikolla. Emocionet më kanë pushtuar…. (përlotet). Falenderim për bashkinë Kurbin, falenderim për Servetin dhe stafin e tij për angazhimin e pashoq dhe durimin e madh për të dëgjuar çdo kërkesë tonën.

Motra dhe vëllezër ti gëzoni shtëpitë që janë shumë herë më të forta, më të bukura se ato që keni pasur. Ky vit i ri do ngelet në kujtesën tuaj gjatë se do jetë viti më i bukur që solli një ndër dhuratat më të bukura për ju shtëpinë e re”, tha ajo mes të tjerash.

Loading...