Lajm i trishtë vjen nga SHBA

Një lajm i trishtë vjen nga SHBA. Harry Reid, djali i një minatori në Nevada, i cili doli nga varfëria për t’u bërë udhëheqësi i shumicës së Senatit të SHBA dhe fitoi një reputacion si një luftëtar i ashpër partizan gjatë një epoke të bllokimit politik në Uashington, vdiq të martën në moshën 82-vjçare.

Reid, ish-boksier amator që përfaqësoi Nevadën në Kongresin Amerikan si demokrat për më shumë se tre dekada, ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me kancerin e pankreasit, tha në një deklaratë gruaja e tij prej 62 vitesh, Landra.

“Ne jemi shumë krenarë për trashëgiminë që ai lë pas si në skenën kombëtare ashtu edhe në Nevadën e tij të dashur,” tha Landra Reid.

Si udhëheqës i shumicës, Reid shërbeu si njeriu kryesor i Presidentit Barack Obama në Senat dhe ndihmoi në sigurimin e miratimit nga Kongresi të ligjit të Obamës për kujdesin shëndetësor, i njohur si Obamacare, në vitin 2010.

Obama postoi të martën në mediat sociale një letër të fundit që i kishte shkruar Reid: “Ju ishit një udhëheqës i shkëlqyeshëm në Senat dhe në fillim keni qenë më bujar ndaj meje sesa kisha të drejtë të prisja”, shkruante Obama në letër.

Loading...