Beatrix bën ‘planet’ për të kaluar Shën Valentinin me të, Donaldi e ironizon

Donaldi dhe Beatrix janë çifti i parë i konfirmuar në Big Brother Vip. Ata shihet teksa rrinë shumë sëbashku, ndonëse kohët e fundit Beatrix është ankuar disi se Donaldi nuk po i kushton vëmendjen që i ka kushtuar në fillim.

Sot mes të qeshurash Beatrix i ka bërë të ditur Donaldit se është e fiksuar pas datave, ndërsa atij i erdhi në mendje direkt festa e të dashuruarve, Shën Valentini.

Teksa Beatrix i kërkoi që atë ditë ta trajtonte si princesëh, Donaldi ndërkohë lutej që ata të mos ishin brenda shtëpisë së Big Brother atë ditë.

Beatrix: Un jam njëçikë fiksimaxhie me datat.
Donald: Për Shën Valentinin?

Beatrix: Po. Dua të më mbash dorën ndërkohë që ti punon, dua të më ledhatosh flokët, të më trajtosh si një princeshë. Të mos ma lëshosh dorën kur ti ha me dorën e majtë.

Donald: Ishalla s’do jemi këtu brenda deri për Shën Valentin, o zot.

Einxhel: Unë mendoj që këtu do jemi.

Donald: Ishalla jo o zot. Larg qoftë.

Loading...