Kryeministri Rama thotë se ndihet krenar që drejtësia sot nuk sheh as majtas as djathtas. I pyetur në lidhje me arrestimin e Lefter Kokës, ish-ministër gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste në mandatin e parë, Rama tha se përgjegjësia e tij para ligjit është individuale.
‘Ato që ju i konsideroni arsye për t’ju thënë unë që ky është faji im për mua janë arsye për t’ju thënë juve po përpjekjet tona po funksionojnë, nuk hy në raste individuale deri kur fajësia të vërtetohet nga gjykata, çdokush është i pafajshëm.
Nëse drejtësia po jep shenja të qarta që nuk sheh as majtas as djathtas unë jam krenar për këtë. Përgjegjësia është individuale, shumë individuale, Çdokush që merr një detyrë zgjidhet për 1000 arsye, të cilat nuk bien në momentin që ai ose ajo gjenden në faj. Por ama në atë moment ai është vetëm.’- tha Rama.