Rama reagon për skandalin me pagat: Kush e ka bërë do të përgjigjet para ligjit

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kush fshihet pas skandalit të daljes së pagave, do të përgjigjet para ligjit.

“Me pagat ka ndodhur së fundmi një ngjarje shumë e shëmtuar dhe shqetësuese. Pjesa kriminale e ngjarjes është një pjesë që i takon prokurorisë.

Ajo po heton në mënyrë intensive. Uroj dhe kam arsye të besoj se do të kemi rezultate. Kush e ka bërë do të përgjigjet para ligjit.”, tha Rama.

Loading...