Detaje nga arratisja e shqiptarit në Itali

E gjithë skena ngjan si nëpër filma.

Një i burgosur shqiptar ka mundur të arratiset nga burgu i Vercellit gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Sipas mediave italiane bëhet me dije se së bashku me të ka tentuar arratisjen dhe një tjetër i burgosur shqiptar, me të cilin ndodhej në të njëjtën qeli, por ky i fundit është kapur nga rojet e burgut.

Ndër të tjera mësohet se, pasi kanë sharruar hekurat e dritares së qelisë, me çarçafë të lidhura litar, dy shqiptarët kanë mundur të zbresin nga kati i katër i qelisë në murin e brendshëm të burgut.

Të ndihmuar nga persona të jashtëm, të cilët u kanë hedhur litar brenda murit rrethues të burgut, njëri prej shqiptarëve ka mundur të arratiset, shqiptari tjetër është rrëzuar e ka thyer krahun, e është bllokuar nga rojet e burgut.

Autoritetet policore të Vercellit prej orësh janë vënë në kërkim të burgosurit shqiptarë, i cili konsiderohet një grabitës i rrezikshëm vilash.

Ndërkohë që mësohet se edhe shqiptari që u arratis dhe ai që arriti të kapej nga policia janë të dënuar me heqje lirie deri më vitin 2029 të akuzuar për grabitje vilash

Loading...