Policia e Verolit ka arrestuar një shtetas shqiptar 41-vjeçar, banues në Veroli, tashmë i regjistruar për veprën penale të vjedhjes së rëndë.
Sipas mediave italiane,shqiptari kishte prerë rrjetën e një gardhi dhe kishte vjedhur të gjitha gomat në një biznes të rishitjes së gomave në Giglio di Veroli.
Gjatë kontrollit në makinën e tonazhit të rëndë atij iu gjetën 21 goma të markave të ndryshme.
Nga kontrolli i automjetit u bë i mundur gjetja e një pinceje, një trap baterie, një shkop druri dhe një teh çelësi i llojit të ndaluar me gjatësi 19 cm, të gjitha objekt sekuestrimi. Malli i vjedhur i është kthyer pronarit të ligjshëm, ndërsa i arrestuari është vendosur në arrest shtëpie.
Loading...