Duke filluar nga data 27 dhjetor 2018, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të ofrojë çregjistrimin e përkohshëm me modul të ri në sistem, për mjetet e bllokuara administrativisht.
Në njoftim sqarohet se ky vendim vjen për t’u lehtësuar sa më shumë procedurat qytetareve. “Taksat deri sot ecnin duke rënduar pronarin! STOP halleve mbi halle! Shteti jo çark, por lehtësim procedurash”.
Kujtojmë që gjatë ditëve të fundit Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka lehtësuar procedurat për qytetarët disa shërbime si për shembull zgjatja e orarit të shërbimit ne disa sportele deri në orën 19. Gjithashtu janë hapur zyra të reja në disa qytete të vendit”, tha Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. /atsh