Bashkia e Fierit përfundoi rikonstruksionin e urës mbi kanalin Vjosë në Levan

Bashkia e Fierit përfundoi rikonstruksionin e urës mbi kanalin Vjosë në Levan.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi theksoi se, jo rrallë herë kjo urë ka qenë shkaktare e incidenteve me pasoja për banorët e Levanit.

“Vetëm para pak kohësh, ishte një urë që përveç frikës, ka qenë jo rrallë herë edhe shkaktare e incidenteve me pasoja për banorët e Levanit”, tha Subashi.

Sot, sipas tij, falë edhe investimit të bashkisë kjo urë është plotësisht e garantuar, e pajisur me elementë sigurie dhe lidh zonën e banuar me tokat bujqësore./atsh

Loading...