Një automjet tip Volswagen është përfshirë nga flakët në lagjen 15 Tetori të qytetit të “Vlorës” mbrëmjen e sotme.
Makina e cila është në pronësi të shtetasit me inicialet G.C., dyshohet të jetë përfshirë nga flakët për shkak të një defekti në mjet, teksa qëndronte e parkuar.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarrit.
Loading...