Virusi ‘i ri’ Flurona/ Korona apo grip sezonal?

Korona apo grip sezonal? Nuk ka asnjë arsye për panik për ekzistencën e një virusi “të ri” Flurona (Grip + Coronavirus) që supozohet që është një kombinim i virusit të gripit me koronavirusin, siç thekson profesori i Politikave Shëndetësore në Imperial College në një postim në Facebook, Elias Mosialos.

Siç shprehet ai, “ky nuk është një virus i ri, por infeksione të njëkohshme me koronavirus dhe virusin e gripit. Është konstatuar në një grua shtatzënë në Izrael, por ka mundësi që të kemi shumë raste të tilla në disa vende.”

Ai shton se “prandaj është e nevojshme të vaksinohen, qytetarët e pambrojtur, dhe me vaksinën e gripit krahas asaj të koronavirusit. Këtë e theksojnë edhe autoritetet shëndetësore në mbarë botën”.

Shqetësimet për “Delmicron”

Në të njëjtën kohë, Delmicron (kombinimi i mutacioneve Delta dhe Omicron) po shkakton shqetësim, që sipas shkencëtarëe, është diçka që kërkon monitorim, pasi rastet e personave që janë infektuar me llojin që ka pësuar mutacion janë të pakta.

Loading...