Mandi i Nishtullës mesa duket është këngëtari që ka përfituar më pak të ardhura ndonëse zëri i tij karakteristik ka bërë që disa këngë të marrin famë në mbarë botën.
I tillë ishte edhe rasti i trajtuar sot te “Shihemi në gjyq”, ku pas rreth 10 vitesh nga hiti “Të ka lali shpirt”, Mandi u përball me Silva Gunbardhin, të cilën e akuzon për vjedhe të të ardhurave.
Por ndonëse ata arritën të pajtohen me ndërmjetësinë e Eni Çobanit, duket se kjo s’është e para herë që Mandin e përdorin, pa i dhënë atë që i takon.
Gjatë debatit, Ardit Gjebrea e pyeti pikërisht për këtë, nëse ka patur raste të tjera që në këngë të famshme përdorej zëri i tij, por duke ia “zhdukur” emrin nga çdo bashkëautorësi.
Silva aludoi se një rast i tillë mund t’i ketë ndodhur te kënga “Tequila Vava” e Flori Mumajesit.
Pjesë nga debati:
Ardit Gjebrea: Kur ti ke ke kënduar më përpara këngë, ka patur raste që nuk ta nxirrnin emrin fare, por vetëm zërin?
Mandi: Jo
Silva: Tequila Vava. Më duket?
Mandi: është e Mandit, e di gjithë Shqipëria, me Flor Mumajesin dhe me Doktor Florin që u bë për rahmet
Silva: Të kishin vendosur emrin atje?
Mandi: Kujdes se ça je duke fol se nuk ishe fare në atë këngë