Identifikohen emrat e dy të rinjve që u qëlluan me armë zjarri në Laprakë

Atentati ne Laprak.
Identifikohen emrat e dy të rinjve që u qëlluan sot me armë zjarri në Laprakë, ku për pasojë humbi jetën 17-vjeçarja.

Policia tha se shtetasja Briselda Gjikola ka ndërruar jetë në spital, ndërsa 23-vjeçari Erion Bengo ndodhet në gjendje të rëndë.
Dy të rinjtë kanë qenë në një makinë kur kane rene pre e nje bresherie plumbash. Sipas hetimeve dyshohet se behet fjale per nje atentat.

Aktualisht policia po punon për zbardhjen e rrethanave, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Loading...