Një mesazh nga qielli me dron apo parashutë u bë traditë tashmë për banorët në “Big Brother VIP”.
Pak ditë më parë, Donaldi i punoi një rreng Monikës, kur e zgjoi nga gjumi për t’i thënë se dikush ka ardhur për t’i dhënë një dedikim, por artistja u zhgënjye kur doli jashtë dhe pa se nuk kishte asgjë.
Ndërsa sot, vetë Monika dalloi parashutën me shprehjen e bukur dedikuar asaj.
Banorët nisën diskutimet se nga kush mund të jetë mësazhi.
“E ka bërë Sabiani”, tha Arjola.
“E ka bërë PM”, tha Sarah, meqë parashuta kishte flamurin e Kosovës.
“E ka bërë PM ose fansat e mi kosovar”, tha Monika e emocionuar.
“Unë mendoj se e ka bërë piloti”, shtoi Einxhel.
Aktorja e cilësoi si një surprizë shumë të bukur që do ta mbajë mend gjatë.
Jemi mësuar që qielli të rezervojë shpeshherë surpriza për banorët.
Mbi shtëpi fluturojnë balona, banderolat ngjitur me të cilat motivojnë banorë të caktuar.
Konkurentët e shtëpisë janë prej muajsh të izoluar dhe mesazhe të tilla i japin energji dhe i lidhin sadopak me realitetin jashtë atyre mureve.
Paraditen e sotme ishte rradha e Dagz të surprizohej nga fansat e tij.