Konkurrentja e ‘Big Brother VIP’, Arjola ka marrë një mesazh emocionues nga 3 fëmijët e saj.
“Mami më merr malli brenda ditës, por kur e di se po e bën të gjithë këtë për ne, pritja jonë bëhet edhe më e dashur. Mami, ne e dimë se gjërat e bukura vijnë me durim dhe kohë, prandaj ne të përkrahim në qëndrimin tënd aty. Forca mami. Mami jemi shumë mirë. Vazhdo rrugën tënde drejt fitores, të duam shumë. Ti nuk humb kurrë se na ke ne”, ishin mesazhet që i dhanë 3 fëmijët Arjolës, e cila menjëherë u përlot.
Kujtojmë se gjatë spektaklit të kaluar, Arbana Osmani, u njoftoi banorëve vendimin e “Vëllait të Madh” për ta shtyrë finalen e madhe të “Big Brother VIP”.
Fillimisht ishte menduar se ky sezon i parë i këtij reality show të mbaronte më 14 janar, por tashmë është shtyrë deri më 18 shkurt.