Vëllai i deputetes shqiptare martohet me një burrë, kush është dhëndri…

Vëllai i drejtueses së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, është martuar pak ditë më parë me partnerin e tij, Jonathan Ausman, në një ceremoni të vogël familjare në Kanada.

Është vënë re se në ceremoninë matresore të çiftit gay nuk ka marrë pjesë deputetja Mimoza Kusari-Lila, e cila nuk ka dashur as të komentojë mungesën e saj.

“Nuk e di për çfarë e keni fjalën”, ka thënë ajo për mediat kosovare kur është pyetur se pse nuk ka marrë pjesë në dasmën e të vëllait.
Pas kësaj përgjigje, Kusari është pyetur nëse Ylberi është vëllai i saj.“Mos bëni kështu pyetjesh, ju lutem”, është shprehur ajo.

Mësohet se Ylber Kusari është martuar me një burrë që është me origjinë indiane.

REAGIMET

Nga ana tjetër deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka reaguar pas raportimeve të shumta të mediave rreth martesës së vëllait të kryetares së Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari Lila, me një person të gjinisë së njëjtë në Kanada.

Mustafa ka shkruar në Facebook se jeta e një qytetari që nuk bart post politik është çështje private e tij.

Sipas Mustafës, vëllai i Kusari-Lilës nuk ka asnjë borxh që të sqarohet për jetën e tij private. “Jeta private e një qytetari që as nuk është i votuar nga qytetarët, as nuk është i emëruar politik, është çështje tërësisht private e tij/saj.

Kaq. Me kaq përfundon “tema” e vëllaut të Mimozës.

Për martesën e vëllati të Mimoza Kusari Lilës ka reaguar edhe shefi i misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Toronto, Kanada, Donat Syla.

Përmes një postimi në Facebook, Donat Syla ka thënë se Ylberi është një nga miqtë e tij më të vlefshëm në Kanada dhe është ndër përkrahësit më të mëdhenj të aktiviteteve të misionit të Kosovës.

Postimi i plotë:

Ylber Kusari, është një ndër miqtë e mi më të vlefshëm këtu në Kanada. Është ndër suportuesit më të mëdhenj të aktiviteteve të misionit tonë. Është ndër përfaqësuesit e vendit tonë me të cilin ne krenohemi në shoqërinë kanadeze, me vlerat intelektuale, njerëzore dhe kombëtare që Ylberi përfaqëson.

Loading...