“Ti je 100 mijë euroshi im “, kjo ishte shprehja që fluturoi mbi shtëpinë e “Big Brotherit” mëngjesin e sotëm.
Kjo ishte surpriza e veçantë që mori balerini, Ilir Shaqiri nga Sabiani, shoku i tij më i mirë, i cili trashmë nuk ndodhet brenda shtëpisë.
“Ti je 100 mijë euroshi im”, është një batutë e cila ka bërë shumë bujë në rrjet dhe është përdorur mjaft. Ai e ka thënë për Ilirin, teksa ishte ende brenda shtëpisë, për t’i treguar se ai ka fituar në lojë një mik shumë të mirë.
Një tjetër parashutë ka shëtitur mbi shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri.
Pas Ilirit, surpriza ishte rezervuar edhe për Arjolën. E lumturuar për mesazhin e sapo marrë, Arjola nuk nguroi të shprehte gëzimin dhe entuziasmin.
Pas kësaj surprize të bukur, banorët uruan Arjolën për mbështetjen e sapo marrë.