Monika dhe Meridiani bëhen ‘bamirës’, ja ç’do bëjnë nëse fitojnë BB VIP

Mbrëmjen e sotme banorët e “Big Brother VIP” janë pyetur nëse do e vijojnë rrugëtimin e tyre deri në 18 shkurt. Monika dhe Meridiani i surprizuan të gjithë pasi deklaruan se do e vijojnë këtë sfidë por ndryshe nga të tjerët do e vijojnë për të “bërë bamirësi”.

Monika tha se ka vendosur të qëndrojë dhe nëse fiton gjysma e 100 mijë euroshit do të shkojë për fëmijët me sëmundje të rënda dhe gjysma për fondacionin “Dritan Hoxha”.

“Gjysmat do të shkojnë për fëmijët me sëmundje të rënda dhe gjysma do t’i shkojnë fondacionit ‘Dritan Hoxha’”, tha Monika.

Po ashtu, edhe Meridiani tha se do e vijojë rrugëtimin e tij sepse dëshiron që tu vijë në ndihmë fëmijëve në nevojë.

Këto deklarata të bëra prej tyre janë pritur me dyshime nga një pjesë e mirë e njerëzve. A janë ato të vërteta apo thjesht për lojë? Dhe a po luftojnë realisht 4 muaj për të mos marrë asgjë vetë?

/News31

Loading...