Pas puthjeve me Dagz, habit Einxhel: Dil nga jeta ime, vazhdo jetën tënde

Pas spektaklit të mbrëmjes së kaluar, Einxhel dhe Arbri kanë kaluar më shumë kohë me njëri-tjetrin duke mos i kursyer puthjet e përqafimet

Përveç kësaj kanë kaluar natën pranë dhe janë zgjuar të përqafuar.

Megjithatë, Einxhel sërish tenton të ketë distancë dhe me humor i thotë DJ Dagz: “Ok, dil nga jeta ime. Vazhdo jetën tënde”.

Mbrëmjen e kaluar, mori një video-mesazh nga motra e Dagz, ku e vlerësonte dhe e përgëzonte për vajzën guximtare dhe të pavarur që ka treguar në “Big Brother VIP”.

Nga ana tjetër, Dj Dagz ishte në mëdyshje për të lënë shtëpinë, por mesa duket marrëdhënia e mirë që ka me Einxhel e ka bindur të vazhdojë eksperiencën brenda shtëpisë.

Loading...